PROJEKTLIGJI “PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE TE PERSONAT FIZIKË DHE JURIDIKË TË HUAJ.”

Avokati Altin Goxhaj

Sot në Parlament po diskutohet projektligji për disa shtesa në mbrojtjen e tokës bujqësore dhe jo projektligji “PËR KALIMIN NË PRONËSI TË TOKËS BUJQËSORE TE PERSONAT FIZIKË DHE JURIDIKË TË HUAJ.”

Projektligji për disa shtesa në mbrojtjen e tokës bujqësore është në fakt një projektligj për shkatërrimin e tokës bujqësore, sepse e shndërron atë në plantacione industriale me beton për energji të erës dhe diellore (budallallëk, sepse vendi ynë ka kosto më të ulëta me energjinë hidrike).

Projektligji për shitjen e tokës bujqësore te të huajt (pra “chufot”), i cili përbën përfundimin e plotë të kolonizimit të Shqipërisë nga “chufot”, ende nuk është paraqitur në Parlament.

Ditën që do të çojnë në seancë parlamentare projektligjin për shitjen e tokës bujqësore, nëse nuk ka mënyrë tjetër për ta bllokuar, blloku duhet të pushtojë Parlamentin!/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne