Shqiperia

Prokurorët e Krimeve të Rënda i kujtojnë prangat vetë Edi Ramës

Mund të tingëllojë si një kërcënim i drejtpërdrejtë mesazhi i prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas fjalimit të Edi Ramës në selinë e PS-së. Deklaratat ofenduese të Ramës ndaj prokurorëve, morën një përgjigje nervoze sapo mbaroi fjalimi në mbledhjen e socialistëve. Prokurorët e Krimeve të Rënda i kujtuan Ramës arrestimin e ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Jo për trafik droge, siç po flitet sot, por thjesht për një orë.
“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi” shkruajnë prokurorët.
Në pak fjalë, Edi Ramës iu dha mesazhi, se pasi të lërë detyrën e kryeministrit, nuk është çudi të jetë nën hetim nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Dhe kjo do të jetë një kënaqësi për ta.

OPINIONE