‘Prokurori i kërkon Suel Çelës 100 mijë euro….” Berisha thotë se zotëron mesazhet: Ja provat që kam për SPAK-un që është…

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve. Berisha tha se “nëse lexoj dokumentin dhe x prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim.

“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha. Kreu i PD-së tha se Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne