Prokuroria e Dibrës mbyll hetimet për dosjen “184”, merren të pandehur si të dyshuar katër persona

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen e bujshme “184” dhe merr të pandehur si të dyshuar katër persona.

I pandehur Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;

Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;

Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre

Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Për pjesën tjetër të personave nën hetim, Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, etj është kërkuar pushimi i çështjes.

Prokuroria ka konstatuar se ata janë të dyshuar se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale. Dosja “184” kaloi të paktën pesë herë nga Dibra në Tiranë, Krime të Rënda, SPAK. Në fund SPAK e la në kompetencë të prokurorisë Dibër./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne