Spahiu: Shqipëria dhe Kosova nuk ndahen nga trau 5 euro, por nga trau 100-vjeçar i Morinës!

Kreshnik Spahiu pas takimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderin e opozitës, Lulzim Bashën, ka reaguar përmes një statusi në “Fecebook”. Ai thekson se dy vendet, nuk ndahen nga trau 5 euro, por nga trau 100-vjeçar i Morinës. Nëse Basha dhe Osmani janë kundër formimit të minishengenit ballkanik, sipas Spahiut, duket të krijojnë një minishengen shqiptar.

“Hipokrizi e ndyrë e liderve të Prishtinës dhe Tiranës. Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen nga trau 5 euro i Kastratit, por nga trau 100-vjeçar i Morinës që ndau Kastriotët e Shqipërisë jugut, me Shqipërinë e Veriut. Vjosa dhe Lulzimi nëse janë kundër minishengenit Ballkanik, duhet kryejnë minishengenin shqiptar. Nuk bashkohemi duke heq traun e Kastratit në Kalimash, por duke shkulur traun e kufirit Shqipëri-Kosovë siç ka bërë Bashkimi Europian”, ka shkruar Spahiu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne