Politika e Turqisë në Ballkan sot është identike me atë të periudhës Osmane

Savash VELIU

 

Gjatë Perandorisë Osmane, ekzistonte një strategji e veçantë e shtetit në lidhje me Ballkanin. Ishte në lidhje me faktin se Perandoria Osmane inkurajoi konkurrencën midis Kishave Ortodokse Greke dhe Bullgare. Në këtë mënyrë, ajo kurrë nuk lejoi që popujt ortodoksë të bashkoheshin kundër Perandorisë Osmane, deri në Revolucionin Xhonturk dhe shembjen e Perandorisë Osmane.

Sot, ekziston një situatë e ngjashme, por nuk ka të bëjë më me kisha, sepse këtë program sot e ndjek Amerika duke përçarë shtetet ortodokse ndërmjet kishave të tyre autoqefale.

Por Turqia atë rol e bën tani me refugjatët që lëvizin nga Turqia në Greqi. Përveç kësaj, tubacioni turk kalon nëpër Bullgari, duke i sjellë Bullgarisë përfitime të mëdha ekonomike. Bullgaria është bërë një vend tranzit për fluksin turk falë palës turke, e cila është në mosmarrëveshje me Greqinë.

Për shekuj me radhë, Bullgaria (një popullat turke e anës së Vollgës-Vollgarët) ka ushqyer ëndrrat për një shtet të madh Bullgar, kryesisht në kurriz të territoreve të Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Dhe në saje të këtyre orekseve të Megalo shteteve  Turqia vazhdon të ndërton strategjinë e saj gjeopolitike në Ballkan duke minimizuar strategjinë perëndimore të deritashëm që ngritën shtetet e mëdha si Greqia e Madhe dhe Serbia e Madhe me preteks të ngrisë edhe Kroacinë e Madhe!

Dhe si pandam kësaj politike Turqia tashmë në Ballkan po ngritet mbi Hungarinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe edhe mbi Shqipërinë e Madhe (Etnike) me të cilat do të bëj shtetrrethekimet ndaj Serbisë dhe Greqisë… që duket ka filluar me mbërritjen e pandemisë së virusit corona, ku gjithë bota ka hyrë në një periudhë transformimi dhe krize ekonomike dhe politike.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara Amerikane e kanë gjetur veten në një krizë të brendshme, trazira dhe mundësinë e shpërthimit të konflikteve më të gjera të brendshme, situata në Evropë nuk është shumë më e mirë me ekonominë e stagnuar. Turqia sheh mundësi për të mbushur pjesën e vakumit të energjisë të krijuar nga tërheqja e ushtrisë amerikane nga rajoni i Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Ballkanit ku heshtazi u stacionuanë forcat turke.

Të njëjtën gjë e bëri edhe në Azerbejxhan kur futi forcat e saja ushtarake në emër të manovrave ushtarake mes dy shteteve turke. Dhe tani Turqia arriti tek Këshilli ose Organizata Turke e Popujve Turk që përfshin Turqinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe potencialisht Turkmenistanin në të ardhmen. Derisa Hungaria (poashtu një popull turk) zyrtarisht është anëtare e kësaj organizate, por me statusin e vëzhguesit, e cila do të rritet në anëtarësim të plotë në të ardhmen.

Kjo aleancë është ndërtuar për vite me radhë si një bashkim politik dhe ekonomik, por gjithashtu është rritur në një aleancë ushtarake të shteteve të cilët do të kapin një shifër të frikshëm prej 300 milion banorësh.

Nga ana tjetër, është edhe një bllok turko-islamik/arab që përfshin Pakistanin, Malajzinë, Indonezinë, Katarin, Libinë, Somalinë, Sudanin, Kuvajtin dhe shumë vende të tjera.

Shumica besojnë se ndikimi turk në Ballkan dhe Evropë varet ekskluzivisht nga kombet muslimane, ata po bëjnë një gabim të madh. Aksi i ardhshëm turk në Evropë do të jetë Hungaria, Ukraina, Bullgaria dhe Shqipëria… Turqia këtu mjeshtërishtë i shfrytëzon divergjencat mes shteteve ballkano-juglindore. Kur bëhet fjalë për Bullgarinë, situata është edhe më interesante. Dihet që Bullgaria, ndryshe nga Greqia, sot ka marrëdhënie shumë të mira me Turqinë sepse potezat turke ate e afrojnë më shumë nga prania e saj se ai europian e cila e ka lënë në marginat evripiane.

Më vitin 1996, Ukraina vendosi të heqë dorë vullnetarisht nga armët bërthamor, ndërsa mori një garanci nga fuqitë e tjera bërthamore se do të mbronte integritetin e saj territorial. Por kjo lëvizje nga Ukraina doli të ishte e gabuar, sepse Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, ndërsa fuqitë e tjera bërthamore që ishin të detyruara të mbronin Ukrainën vetëm vëzhguan situatën. Duke parë që ajo ishte tradhtuar dhe lënë e bllokuar nga aleatët e saj më të ngushtë, Ukraina kërkoi strehim dhe aleancë me Turqinë në vitet në vijim, Ukraina do të bëhet një partner i rëndësishëm strategjik dhe ushtarak i pazëvendësueshëm për Turqinë e cila paraqitet si faktor mbrojtës ushtarak.

Kur bëhet fjalë për Hungarinë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, thotë se hungarezët janë një popull me origjinë turke, dhe në të njëjtën kohë ky vend ka statusin e vëzhguesit brenda organizatës së popujve turq. Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili njoftoi publikisht në deklaratën e tij se ai kishte bllokuar përpjekjet e BE për të dënuar operacionin ushtarak të Turqisë në Siri kundër YPG-PKK.

Kurse në të njëjtën kohë, ka një ngritje serioze të nacionalizmit dhe idenë e një Hungarie më të madhe në ballkan. Kohët e fundit, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, publikoi publikisht një hartë në të cilin territori i Serbisë së sotme, Kroacia hyn në territorin e Hungarisë së Madhe. Vlen të përmendet fakti që edhe Hungaria edhe Bullgaria të ndikuar nga Turqia njohën pavarësinë e Kosovës, që është një tjetër goditje e rëndë dhe mesazh për Serbinë se Politika turke në Ballkanin Perëndimor krijon Bllokun ushtarak të shteteve të ndikuara gjeopolitikisht nga turqia sipas marrëdhënieve midis këtyre vendeve dhe Turqisë janë në rritje sistematike. Përveç segmentit ekonomik dhe investimeve turke në Kosovë, Mal të Zi, BiH, Shqipëri dhe Ushtrisë së Kosovës, segmenti ushtarak po bëhet gjithnjë e më i dukshëm me pajisjet ushtarake për këta vende miqësore.

Turqia ekskluzivisht i ka dhuruar pajisje moderne dhe të sofistikuara ushtarake për forcat e armatosura të Shqipërisë siç janë armët për luftë me dronet, raketat antitanke, radare dhe pajisje moderne për marinën detare, autoblinda me armë këmbësorie dhe shumë të tjera pajisje ushtarake për ditët më të mira kur nga Turqia të vendoset të goditet Greqia atëherë forcat shqipëtare nga veriu i kufirit do marshojnë drejt greqisë për formimin e Shqipërisë së Madhe me Çamërinë të bashkuar në Maqedoni me shtetin Bullgar.

Me forcimin ekonomik, politik dhe ushtarak të Turqisë në Ballkan, do të ndjehet një erë e fortë Turke dhe ithtarët e ideve të Serbisë së Madhe dhe një Kroacie të Madhe me rivendosjen e kufijve në Ballkan nga perëndimorët mund të përballen me idetë e quajtura “Hungaria e Madhe” dhe “Bullgaria e Madhe” në vitet e ardhshme të mbështetur edhe nga Polonia dhe Çekia-Sllovakia anti ruse sepse BE paraqet një union miskine për t’u përballur me forcat Ruse siç përballet shteti turk.

Ndryshe nga ithtarët e idesë së një Kroacie të madhe, Orban ka botuar publikisht një hartë të një Hungarie të madhe dhe ka qartë përgatitje brenda vendit për diçka të tillë në të ardhmen e afërt mbi Vojvodinën dhe me Kroacinë.

Politika e Turqisë në Ballkan, veçanërisht me Hungarinë dhe Bullgarinë, mund të ndikojë seriozisht në ndryshimet e mundshme të kufijve në Ballkan lehtësisht sepse kjo është edhe dëshira e popujve ish osmane.

Me të gjitha veprimet politiko-ushtarake, Turqia e ka bërë të qartë se siguria e saj kombëtare po fillon sot në Ballkan, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore. Në të njëjtën kohë, ushtria turke është e pranishme në BiH, Kosovë dhe Shqipëri, e cila mbështet këto teza të mundshme gjeopolitike të shtrirjes së Turqisë në tokat e saja perandorake.

Tani duhet të jemi të shqëtësuar në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri ndaj administratës së Edi Ramës që disa herë radhazi kishte tentativa të sabotohet nga jashtë me dorën e opozitarëve të ndërlidhur me dorën serbo-greke shtete të cilët ka gjasa të jenë humbës të privilegjeve megalo-shteteve perëndimore, sepse Rama është më i përafërt me Erdoganin i cili e furnizon me armatimë dhe pajisje ushtarake të sofistikuara ushtrinë shqiptare. Duhet të jemi syçel në këto rrethana delikate politike që ka gjasa vërtetësie të vijnë prej armiqëve të brendshëm e ato të jashtëm të mbështetura nga politika perëndimore anti turke.

E gjithë kjo panoram e madhe të jep të kuptohet arsyeja e vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj Turqisë në emër të S-400, e cila realisht fsheh frikën nga ritja ekonomike dhe industriale e Turqisë me teknologjinë e lartë ushtarake të përsosur një arritje nga politika e pavarur gjeopolitike e saj në rajonin e gjërë me gjasa të kontrolloj të gjitha hyrje-daljet nga Mesdheu – këtu fshehet frika Euro-Amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne