Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon për gjykim Princin Leka, Elia dhe Gjergj Zaharinë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me video-skandalin ku përfshihet Princi Leka dhe aktorja Elia Zaharia. Me vendim të Prokurorisë janë dërguar për gjykim Princi Leka, Elia Zaharia si dhe babai i aktores Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.

Mësohet se divorci mes çiftit është bërë me dakordësinë e të dy palëve, dhe përsa i përket vajzës së tyre 3-vjeçare është vendosur që të lihet nën kujdesin e të ëmës. Për më tepër është rënë dakord që Princi Leka të takojë të bijën çdo ditë të javës nga dy orë dhe në fundjavë ka të drejtë takimi pa orar të kufizuar./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne