Protesta e muslimanëve kundër zgjedhjeve në KMSH, zbardhen pankartat: Gylenistët të largohen nga KMSH, nuk ju duam!

Dhjetra besimtarë muslimanë janë mbledhur dhe po protestojnë te Medreseja e Tiranës kundër zgjedhjeve për kreun e Komunitetit Musliman Shqiptar.

Në pankartat që mbajnë nduar, protestuesit kërkojnë legjitimitet për Komunitetit Musliman shqiptar dhe u bëjnë thirrje Gylenistëve të largohen nga drejtimi i KMSH.

“Legjitimitet për KMSH”, “Gylenistë ne nuk ju duam”, “Të largohen Gylenistët nga pushtimi i KMSH”, “FETO lë të lirë Komunitetin Musliman Shqiptar”, “Demokraci për Komunitetin Musliman shqiptar”, janë disa nga pankartat e protestuesve muslimanë kundër zgjedhjeve në KMSH./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne