“Foto of the day”, Gazetari Gjergji Thanasi ironizon SPAK dhe antiterrorin për gjestin kundër Izraelit për luftën në Gaza në “Air Albania”

Gazetari Gjergji Thanasi e ka quajtur “Foto of the day”, momentin e shprekur kur vajzat e ekipit të Futbollit të Irlandës kthejnë shpinën kur luhet himni i Izraelit.

Gazetari Thanasi ironizon edhe antiterrorin dhe SPAK që nuk arrestuan asnjë futbolliste për gjestin kundër Izraelit i cili po kryen gjenocid kundër Palestinës.

Mesazhi në rrjet i gazetarit

FOTO of the day

Gocat irlandeze në Stadiumin “Air Albania” kthejnë shpinën, ndërsa luhet himni i Izraelit.

Shokët e antiterrorit e të SPAK-ut, nuk arrestuan apo ndaluan asnjë futbolliste irlandeze për këtë veprim haptas anti zionist të kryer publikisht mu në qendër të Tiranës!!!

Na turperuan fare këta shokët e antiterrorit!

PS. Fotoja e publikuar nga mua është marrë nga media izraelite “YNETNEWS”!!!!/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne