Vuçiç: Perëndimi ka rritur presioni ndaj Serbisë, kërkon ta njohim Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se presioni ndaj vendit të tij është rritur dhe se Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për Republikën Sërpska (RS) në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vuçiç mbajti fjalim drejtuar kombit në kryeqytetin Beograd, në lidhje me “kërkesat e Perëndimit nga vendi i tij”.

Udhëheqësi serb Vuçiç tha se do të bëjnë “çdo gjë që munden” për të paguar pagat e serbëve në veri të Kosovës pas vendimit për shfuqizimin e dinarit serb në vend.

Duke theksuar se presioni ndaj vendit të tij po rritet, Vuçiq tha: “Perëndimi kërkon që Serbia të njohë Kosovën, të marrë pjesë në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për RS-në”.

Duke thënë se Perëndimi dëshiron po ashtu një “regjim kukull” në Serbi, Vuçiç deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë presion nga jashtë për zgjedhjet e vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne