U zgjodh në krye të KMSH mes polemikave, Bujar Spahiu paralajmëron ndjekje penale të muslimanëve që e akuzojnë si pjesë të gylenistëve

Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të Komunitetit Musliman Shqiptar mes polemikave se është mbështetës i organizatës FETO dhe gylenistëve. Pas rizgjedhjes si kryetar i KMSH për një mandate të dytë, 5 vjeçar Spahiu i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Ai nënvizoi në fjalën e tij se: “në 100 vite KMSH, themelim, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare, kemi ruajtur e do të ruajmë këtë traditë”.

Për kritikat e fundit dhe protestën e sotme që kundërshtoi procesin e zgjedhjeve, Spahiu tha se: “Kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Inkurajoj cilindo që ka nijetin e sinqertë dhe qëllim përmirësimin e punëve të shprehin lirisht mendimet e tyre.

Ju garantoj se cilido prej jush do të vijojë të gjejë tek institucioni, një atmosferë të të menduarit i lirë, të shkëmbimit të shëndoshë të ideve, kritikës dhe këshillimit të ndërsjelltë deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët”.

Megjithatë, Spahiu paralajmëroi se në krye të KMSH do të denoncojë për ndjekje penale të gjithë ata që e akuzojnë atë për përfshirje në organizatën e FETO apo përkrahje të Gylenistëve, akuza që i quajti tentativa për përçarje mes muslimanëve.

“Por gjithashtu, institucioni që unë do të drejtoj nuk do të ngurrojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzo pa fakte apo nxit urrejtje dhe përçarje mes besimtarëve dhe në shoqëri. Komuniteti Musliman i Shqipërisë do të vijojë të jetë vazhdues i traditës së paraardhësve tanë”, tha Spahiu në fjalën e tij pas rizgjedhjes në krye të KMSH për ta drejuar atë për 5 vitet e ardhshme./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne