Protestuesit dhe inteligjenca masivisht shpërfillin përçarjen kombëtare, referimin ndaj edukimit kombëtar dhe vëllazërisë shqiptare
POETI KOMBËTAR NAIM FRASHËRI
Vëllazëria kombëtare të çon tek mirësia
Tregomu dhe shqipëtarëve udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër, edhe thjesht shqipëtarë.
Falmi, falmi Shqipërisë, ditën’ e bardh’ e lirisë,
Udhën’ e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.
Bagëti e Bujqësia, Bukuresht, 1886
Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 8 korrik 2026
Vargjet e Naim Frashërit janë vargjet përmbyllëse të poemës aq të njohur por pjesërisht të mësuar “Bagëti e Bujqësi”. Shkollave u mësohet vetëm fillim dhe jo fundi që është tepër i fuqishëm dhe përmban të gjithë programin kombëtar të Rilindjes Kombëtare. Aty kemi programin e edukimit të karakterit dhe të virtyteve të bujarëve shqiptarë, kemi programin politik në formë poetike dhe kemi edukimin kombëtar. Virtytin intelektual e urtësisë që është kyç e ka tek “udha e punës së mbarë” që nuk gjendet veç me mençuri dhe urtësi. Virtytin qytetar dhe edukimin kombëtar e ka tek “Bashkomi, bëmi vëllezër, e thjesht shqiptarë”. Virtytin moral e ka tek “mirësia”. Metodikën e suksesit kombëtar e sheh tek “Udha e vëllazërisë” që është “vahu i gjithë mirësisë”.
Në foton ilustruese që kemi gjetur, kemi treguar se çfarë është “vahu” (pjesa e cekët e një lumi, nënkupto sfidat në të cilat kalon kombi) i cili bën të mundur që udhëtarët të kalojnë nga një anë e lumit në anën tjetër. Pra Naim Frashëri sheh si kyçe “vëllezërinë”. Ajo është “pjesa më e cekët” që të lejon të kesh “mirësinë” dhe pjesa më e thellë “aty ku mirësia nuk kalon dot” është “përçarja” që ne e kemi “fetare”, “krahinore”, “klasore”, “gjinore”, “korruptive” etj.
Këto vargje i recituam në datën 14 qershor 2026 përballë Ministrisë. Në përputhje me to, kemi botuar propozime të detajuara për zgjidhjen e krizës duke u bazuar tek “vëllazëria kombëtare” që shprehet në lidhjet fisnore, krahinore, sektoriale, komunitare, jashtë së majtës e të djathtës dhe jashtë ndikimit fetar. Dhamë edhe propozime konkrete duke dhënë 10 000 emra të rinjsh të shkëlqyer mosha 18-36 vjeç nga 50 qytete të Shqipërisë e 22 qytete të Kosovës që ne i kishim nga pjesëmarrja e tyre dikur në Olimpiada.
Manipulatorët e protestës bëjnë të kundërtën me një popull të lodhur e rraskapitur nga sulmi një pas një i disa qeverive antikombëtare. Ata duan ta lodhin përsëri popullin. Ata duan që ne të duam protagonizmin e tyre të manipuluar dhe mos të duam njëri-tjetrin. Koncepti i Kuvendit Kombëtar Qytetar është turpërim i inteligjencës së njerëzve.
Protesta ndez një zjarr të vogël, që do të shuhet shpejt, sepse njerëzit nuk mund të shpikin dot skema të suksesshme të menaxhimit të kombit më të mira se të Rilindjes Kombëtare.
Çdo ditë që kalon provon këtë miopi kombëtare. Ky formim i dobët është pasojë e politikës antikombëtare që ka goditur sistematikisht e qëllimisht sistemin edukativ që do ta godiste shqiptarin për ta dobësuar formimin e tij kombëtar, aftësinë për të menaxhuar kombin e vet. Megjithëse u thuhet të bashkohen sipas fiseve, ose sipas komuniteteve shkollore ose sipas komuniteteve profesionale, duke braktisur ndarjen i majtë i djathtë, ose ndarjen fetare, ata qartësisht dëshmojnë se nuk munden në asnjë nga këto linja dhe kujtojnë se përçarja politike, apo fetare do të na siguronka ndonjë sukses.
Për vëllazërinë kombëtare duhet të punojë Sistemi Arsimor dhe ai qartësisht punon për të kundërtën sepse kështu e urdhërojnë Qeveritë Antikombëtare të Kartelit Politiko Fetar.
Për “vëllazëritë fiktive fetare” punojnë kishat dhe xhamitë dhe ato e masin këtë “vëllazëri” me nivelin e përçarjes fetare të kombit shqiptar, me nivelin e dobësimit shkatërrimit të Sistemit Arsimor Laik dhe forcimin e shkollave të tyre fetare, dhe me nivelin e ndërhyrjes së huaj që ua paguan faturat, me nivelin e pjesëmarrjes në politikë drejtpërdrejt nga “skalione përfaqësuese fetare” që marrin bekimin fetar ose të huaj për të qenë në qeveri. Në vend të punojnë për një mendje të ngritur, një shpirt kombëtar dhe vëllazëri kombëtare, kleri punon më shumë për dobësimin e karakterit.
Megjithëse Qeveria Antikombëtare e Edi Ramës e siguron qeverisjen përmes përçarjes qelizore të shoqërisë shqiptare, përmes prishjes së karakterit të shqiptarit, përmes prishjes së çdo qelize të shëndoshë të shoqërisë, përsëri analiza e protestës e anashkalon përçarjen.
Megjithëse është kaq e qartë se vetëm programi i Rilindjes Kombëtare, ku dallon Naim Frashëri është kyç për të frymëzuar masat e shqiptarëve, protestuesit bëjnë sikur kjo nuk ka rëndësi dhe nuk i japin rëndësi faktit që ne themi se Qeveria Antikombëtare ia ka hequr titullin Poet Kombëtar Naim Frashërit (me ligj 93/2022) dhe ka dëmtuar Rilindjen Kombëtare, ka dëmtuar e dobësuar Sistemin Arsimor dhe Universitetet e Shqipërisë. Ata nuk protestojnë për këtë ose e bëjnë sa për të thënë diçka rutinë edhe për arsimin.
Megjithëse ua kemi shpjeguar mjaftueshëm se mungesa e Edukimit Kombëtar ndikon drejtpërdrejt shthurjen e shqiptarëve një proces që po e shohim, protestuesit nuk kanë më nevojë për të cituar Rilindjen Kombëtare dhe çdo gjë që i bashkon shqiptarët. E trajtojnë çështjen sikur të jetë ndonjë shqetësim “lokal”, “krahinor” dhe jo si të jetë një shqetësim realisht kombëtar, ku duhen përfshirë të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë Shqipërisë.

















