Protesta pro Palestinës në Tiranë, Florian Arapi akuza KMSH për mbështetje të Izraelit

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër genocidit Izraelit në Palestinë, e thirrur nga disa organizata.

Florian Arapi, një prej organizatorëve hodhi akuza ndaj kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar Bujar Spahiu se ka mbështetur agresionin Izraelit në Gaza pasi në vend që të mbështeste muslimanët ka takuar Ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg.

“Popujt perëndimorë po e kuptojnë që cështja e Izraelit qënka ndryshe. Izraeli mund të kryejë pastrim etnik, por nuk mund të kritikohet, prandaj edhe amerikanët po protestojnë.  Studentët Amerikanë e kanë kuptuar që Izraeli po kryen genocide në Palestinë, ju shkel liria e fjalës dhe sot po protestojnë kundër Izraelit duke i thënë stop genocidit dhe stop vrasjes së fëmijëve. Në të gjithë botën, protestat tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një cështje të izoluar, por globale.

Nga këtu nuk mund të lë pa përmendur hoxhallarët që kanë ngritur zërin dhe dënuar genocidin e Izraelit në Palestinë. Për fat të keq dua tju drejtohem edhe hoxhallarëve shembullkeq dhe drejtuesve të tyre, pushtuesve të Komunitetit Musliman, pjesëtarëve të organizatës terroriste Gylen. Gjatë Ramazanit, në dy raste kryetari i gylenistëve të KMSH, Bujar Spahiu, ishte në krah të ambasadores së Izraelit. Gylenisti Spahiu jo vetëm që nuk dënon dhunimin e Xhamisë Al-Aksa dhe vrasjen e më shumë se 14 mijë fëmijëve muslimanë por ai ha dhe pi me përfaqësuesin e këtyre vrasjeve. A anuk është ky një turp? Kam një pyetje për kryegylenistin dhe gylenistët e tjerë, me cfarë fytyre rrinë përpara muslimanëve?”, thote Arapi./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne