Protesta pro Palestines në Tiranë, Florian Arapi thirrje Ramës: Largo ambasadoren Izraelite nga Shqipëria

Florian Arapi, një nga organizatorët e protestës pro palestinës në Tiranë i bëri thirrje qeverisë shqiptare të largojë Ambasadën Izraelite nga Shqipëria.

Nga protesta e mbajtur sot në Tiranë, Arapi I bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe instituconeve që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që pritet të dalë së shpejti dhe të arrestojë Netaynahun.

“Sot jemi këtu për të ngritur zërin ndaj masakrave që ndodhin cdo ditë ndaj civilëve dhe fëmijëe në Palestinë. Pas 9 muajsh masakrash ndaj muslimanëve në Palestinë jemi këtu të dënojmë krimet dhe gjenocidit ndaj popullit palestinez nga një shtet ekstremist i përkëdhelur i kthyer në një përbindësh. Deri tani në palestinë janë vrarë rreth 40 mijë njerëz të pafajshëm.

Vendet gjoja demokratike po heshtin, ndonëse popujt e tyre po vërshojnë në sheshe kundër gjenocidit të izraelit. Dje kryeministri Izraelit gënjeu hapur Kongresin në SHBA kur tha se në Palestinë nuk është vrarë asnjë i pafajshëm. Disa shtete po i bashkohen padisë penale ndaj Izraelit dhe po deklarojnë se do të arrestojnë këtë kriminel nëse ai shkel në vendet e tyre.

Në francë kryeministri i sapo zgjehdur është prenoncuar qartaza kundër gjenocidit  Izraelit dhe pro shtetit palestinez.  Sot kryeministri Britanik deklaroi se do ta arrestoje kryeministin e Izraelit nëse Gjykata ndërkombëtare penale do të lëshojë urdhër aresti për të.

Po Shqipëria? Kryeministri dhe kryehajdudi i historisë së Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se “nëse Netanyahu vjen në shqipëri ne nuk do ta arrestojmë atë sepse ne respektojmë mikun”. Kriminelët janë miq, se I bashkon karakteri, i bashkon krimi, Njëri vret e tjetri vjedh. Na këtu i drejtohemi Ramës duke I thënë se: Ti, me vjedhjet e tua dhe miqësitë e tua mafjoze dhe kriminale nuk përfaqëson Shqipërinë.

Unë gjithmonë kam përmendur komunitetin musliman që gjithmonë ka heshtur ndaj vrasjes së muslimanëve dhe dhunimit të xhamisë së shenjtë dhe ne e kemi dënuar këtë heshje. Teksa muslimanët vriten në palestinë, kryegylenisti Bujar Spahiu dhe të tjerët hanë dhe pinë me përfaqësuesen e Izraelit në Tiranë.

Ata nuk flasin kundër masakrave të Iztaelit. I drejtohem shtetit shqiptar të zbatojë urdhërin e arrestit ndaj Netanyahut i cili pritet të dalë së shpejti nga gjykata ndërkombëtare penale dhe të mos bëhet strehë e maskarenjëve. Të dëbojë ambasadorin e Izraelit deri në përfundimin e këtij gjenocidi brutal që po ndodh në palestinë”, tha Florian Arapi në fjalën e tij. /GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne