Protestat kundër reformës gjyqësore në Izrael vazhdojnë për javën e 38-të radhazi

Protestat kundër reformës gjyqësore të qeverisë izraelite të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan të shtunën për javën e 38-të radhazi, raporton Anadolu.

Dhjetëra mijëra izraelitë në Tel Aviv, Kudsin Perëndimor, Haifa dhe Herzliya kërkuan demokraci në qeveri.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin kishte njoftuar më 5 janar, menjëherë pas formimit të qeverisë së koalicionit të tNetanyahu, një plan për “reformë gjyqësore” gjithëpërfshirëse që do të kufizonte kompetencat e gjyqësorit, do të zvogëlonte ndikimin e zyrtarëve të lartë gjyqësor në emërime, do të eliminonte mbikëqyrjen mbi ekzekutivin dhe do t’i transferonte parlamentit disa kompetenca të gjyqësorit.

Mbështetësit argumentojnë se “reforma” është e nevojshme për të frenuar pushtetin e pakontrolluar të gjyqësorit, i cili ata besojnë se është në konflikt me vullnetin e institucioneve të zgjedhura politike.

Kundërshtarët besojnë se rregullorja “eliminon të vetmin kontroll efektiv mbi degën ekzekutive në Izrael, dëmton liritë civile, prosperitetin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të vendit”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne