Protestat në Izrael rifillojnë: Kërkohet fundi i luftës në Gaza dhe lirimi i pengjeve

Sipas gazetës izraelite Haaretz, protestat kundër luftës në Gaza dhe në mbështetje të lirimit të pengjeve do të rifillojnë sonte në të gjithë Izraelin, pas një pauze dyjavore për shkak të masave emergjente të vendosura gjatë përplasjes me Iranin, raporton Aljazeera.

Familjarët e pengjeve pritet të mblidhen në dy lokacione në Tel Aviv, ndërsa përballë selisë së partisë Likud do të zhvillohet një protestë e heshtur, ku do të ekspozohen edhe imazhe të fëmijëve palestinezë të vrarë gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.

Në Jerusalem, protestuesit do të marshojnë pranë rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ndërsa demonstrata të ngjashme do të organizohen edhe në disa qytete të tjera në të gjithë vendin. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne