Protestat në SHBA, studentët mbulojnë monumentin e George Washingtonit me “kefije”

Protestuesit propalestinezë në Universitetin “George Washington” të enjten mbështjellën monumentin e themeluesit të Amerikës me “kefije”, shallin e famshëm arab që është shndërruar në simbol të kauzës palestineze. Në monumentin e “George Washingtonit” në kampus, studentët vendosën një shënim me një citim të Refaat Alareerit, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit në dhjetor.

“Nëse duhet të vdes, le të sjellë shpresë, le të jetë një përrallë”, shkruante shënimi. Kefije është bërë simbol i shquar i kauzës palestineze. Tubimet pro Palestinës vazhduan në ditën e tetë në kampus, pavarësisht arrestimeve të studentëve.

Mes demonstratave të vazhdueshme në universitetet në gjithë SHBA-në në solidaritet me Palestinën, policia amerikane ka arrestuar qindra studentë këtë javë ndërsa administratorët e kampusit universitar kërkojnë të largojnë kampet dhe t’i shuajnë protestat propalestineze.

Demonstratat nisën më 17 prill në Universitetin Columbia kundër ofensivës së Izraelit në Gaza, në të cilën më shumë se 34.500 palestinezë janë vrarë dhe 77.700 janë plagosur.Ato u përhapën shpejt në kampuset e tjera, përfshirë universitetet Yale dhe Harvard./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne