Rreth 5 mijë persona kanë protestuar në Milano kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e të cilave u mbajt të enjten. Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimeve, protestuesit kanë qëlluar me fishekzjarre furgonët e policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. Mediat italiane raportojnë gjithashtu për një sulm me armë ndaj policisë, megjithëse detajet mbeten të paqarta.
Marshimi u hap me pankarta që dënonin prerjen e pemëve në disa nga zonat ku do të zhvillohen garat olimpike, shkruan La Repubblica. Në Via Monpiani, disa protestues mbanin një banderolë me mbishkrimin “Njih armikun tënd”. Protesta vijoi duke kaluar në Piazza Gabrio Rosa dhe më pas në Viale Martini./BW

















