Protestë para KMSH: Të largohen gylenistet.

Forumi Mysliman i Shqipërisë përmes një proteste selisë së Komunitetit Musliman kërkoi largimin e menjëhershëm të drejtuesve të tij. Duke i quajtur si “gylenistë”, përfaqësues të forumit hedhin akuza se zgjedhjet e këshillave të këtij institucioni po manipulohen, si dhe akuzojnë se shumë prona të myslimanëve po mbahen peng.

“Në shumë xhami nuk janë zhvilluar fare zgjedhjet për këshillat. Në shumë raste imami i xhamisë i ka zgjedhur vetë antarët e këshillave duke plotësuar procesverbalet pa bërë zgjedhje fare. Janë penalizuar xhami të shumta të mos për të mos përfaqësohen në mbledhjen për këshillat e myftinive me pretekstin e vonesës së sjelljes së dokumentacioneve ose se nuk kanë imam të emëruar”, tha aktivisti, Floriar Arapi.
“Nuk kemi ardhur vetëm shkeljet e tyre që janë haptuzari. Do mblidhen, do vendosen në një dosje, do argumentohen dhe do përballen me gjykatën. Ne si mysliman i japim shinin gjykatave shqiptare që të marrin në dorë me seriozitet dosjen që do ju paraqitet me të gjitha shkeljet që kanë bërë në zgjedhjet e KMSH ”, tha Sokol Kontakçi, kryetar i lidhjes së hoxhallarëve të Shqipërisë.

Duke i akuzuar edhe për humbjen e shumë pronave që i takojnë myslimanëve, ata kërkuan largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktuale të KMSH-së.

“Mungesa e transparencës se si menaxhohet KMSH, në veçanti pronat vakëf të saj, për të cilat janë ngritur shqetësime të vazhdueshme për shitje dhe abuzime, e rëndojnë edhe më shumë gjendjen aktuale të drejtuesve “gylenistë”.
Forumi Mysliman kërkon me që ata ti japin fund uzurpimit të paligjshëm të institucionit dhe të ja kthejnë atë besimtarëve mysliman”, tha Fisnik Syla, Kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë.

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë vite që janë në konflikt dhe ky debat duket se po mban peng edhe inaugurimin dhe hapjen e xhaminë e namasgjasë e cila është ndërtuar pranë rrugës së Elbasanit.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet për kreun e ri të komunitetit Mysliman, që aktualisht mbahet nga Bujar Spahiu./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne