Bibby Stockholm evakuohet për shkak të bakterisë legjionela

Anija Bibby Stockholm, ku janë strehuar disa nga emigrantët në Britani, u evakuua për shkak pranisë në ujë të bakterisë legjionela e cila shkakton sëmundjen e legjionarëve e cila është një lloj sëmundjeje e mushkërive, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median e vendit, në ujërat e anijes së ankoruar në Portland në jug u gjetën baktere të legjionelës.

Pas kësaj u mor vendimi për transferimin në pika të tjera për 39 emigrantët e parregullt që janë transportuar në anije në kuadrin e etapës së parë për vendosjen e 50 personave, ndërsa një delegacion nën kryesimin e sekretarit përgjegjës për migracionin, Robert Jenrick vendosi të mbajë një takim lidhur me çështjen.

Bëhet e ditur se tek asnjë emigrant nuk janë vërejtur simptoma dhe se emigrantët do të rikthehen në Bibby Stockholm nëse do të dalin të pastër testet e tjera që do bëhen.

Sëmundja e legjionarëve e cila fillon me simptoma të ngjashme me gripin dhe përparon drejt penumonisë, nëse nuk trajtohet mund të çojë në sëmundje të tilla si pamjaftueshmëri të frymëmarrjes dhe pamjaftueshmëri të shumë organeve, ndërsa mund të shkaktojë edhe vdekje.

Planifikohet që në anije të transferohen 500 emigrantë

Anija Bibby Stockholm erdhi në rendin e ditës në kuadrin e planit të Britanisë për të dërguar në vende me kosto më të ulët rreth 50 mijë emigrantë që mban nëpër hotele.

Në anijen e cila është vendosur në port në muajin korrik, planifikohet që brenda 18 muajve të transferohen 500 meshkuj të moshës 18-65 vjeç.

Anija në të cilën vendosja e emigrantëve filloi javën e kaluar, është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe organizata jo-qeveritare që mbështesin emigrantët, për kushte të papërshtatshme të jetesës kolektive dhe se ajo është “anije burg”.

Teksa thuhet se një zjarr dhe ndonjë situatë urgjente e cila mund të përjetohet në anije mund të shkaktojë një katastrofë, qeveria britanike planifikon që të vendosë më shumë emigrantë në më shumë anije.

Qeveria gjithashtu planifikon që emigrantët t’i transferojë në tenda të mëdha dhe në ndërtesat e papërdorshme në objekte ushtarake./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne