Protestuan për të drejtat e tyre, procedohen penalisht tre blegtorë!

-:Policia ka proceduar penalisht tre blegtorë që protestuan ditën e djeshme duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit A. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, D. M., 51 vjeç, banues në fshatin Picar dhe A. S., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, këta shtetas organizuan një protestë, nga e cila u penguan lëvizja e mjeteve në këtë zonë”, njoftoi policia./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne