Protestuesit hedhin molotov drejt Bashkisë Tiranë

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Qytetarët kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit, ndërsa tymi ka mbuluar derën e bashkisë.  Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Ajo që bie në sy në protestën e sotme është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia “do të mbrohet” nga barrierat prej betonit.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

FOTO/ Protestuesit hedhin molotov drejt Bashkisë Tiranë/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne