Protestuesit me pankarta dhe me thirrje para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

Vazhdon rrethimi i Kryeministrisë në protestën e 105, ku e pranishme është edhe diaspora. Ndërsa, në shesh është edhe policia, që po e mbron godinën qeveritare.

Protestuesit në kor kanë bërë thirrje “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Thirrje u bënë dhe kundër policisë, ku protestuesit thanë se efektivët bashkëpunojnë me krimin./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne