PS nis fushatën/ Rama pret në Kryeministri drejtuesit politikë, i urdhëron: Baza e fushatës, propaganda në rrjetet sociale

Partia Socialiste ka nisur me intensitet fushatën zgjedhore për vitin 2025. Kryeministri Edi Rama mësohet se po mban një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve për PS për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë urdhëroi krerët politikë në qarqe, të përsorin propagandën në rrjetet sociale për të pasur rezultate më të larta në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama pret 15 drejtuesit politikë të PS në Kryeministri. Rama pritet të japë udhëzime për zgjedhjet. PS ka nisur me intensitet punën për zgjedhjet e vitit 2025.

Rama pritet që të udhëzojë drejtuesit politikë të PS-së që të përdorin sa më shumë rrjetet sociale, që shërbejnë për rezultate më të larta zgjedhore.

Kryeministri do ta bazojë fushatën në rrjetet sociale dhe jo takimet me qytetarët. Për Edi Ramën më shumë rëndësi ka si dukesh, jo sa i korruptuar je dhe ke frikë t’u dalësh njerzve përpara./GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne