PS rrëzoi kërkesën për mocion me debat mbi gjetjet e OLAF, Gazment Bardhi-socialistëve: T’ju vijë turp

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren.

”T’ju vijë turp! Po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa, ndërsa ju mbroni vjedhjet”, tha Bardhi gjatë debatit me Çuçin.

Partia Demokratike kërkoi mocion me debat në Konferencën e Kryetarëve për gjetjen e OLAF-it, për fondet e BE në Shqipëri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm në koordinim edhe me BE-në duhet të adresohet çdo problem.

Gazment Bardhi: “Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marr çdo masë që të mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një komisioni të posaçëm në koordinim edhe me BE-në të adresojmë çdo problem”.

Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende kofidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet ti kemi zyrtare.

Bardhi: “Kërkesa jone nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF është publik në faqen e komisionit europian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteteve ekzekutive shqiptare por edhe drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash por në raportin zyrtar të OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjas edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkuesve”.

Bardhi: T’ju vijë turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne kërkojmë të merren masa ndërsa ju mbroni vjedhjet”. BW 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne