PS rrit çmimin e ujit në Elbasan, qytetari i revoltuar godet me dosje këshilltarin socialist

Një qytetar ka goditur një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit. Qytetari, i cili po protestonte kundër këtij vendimi, i ka gjuajtur me dosje këshilltarit të PS që qëndronte i ulur në karrige.

Ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i hedhur disa letra dhe shkon drejt tij.

“Poshtë komunistët”, tha qytetari i revoltuar para nisjes së tensioneve në sallë. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne