Nga Lutfi Bilalli
Pse Izraeli nuk e gëlltit dot pranin turke në Rripin e Gazës. Izraeli shmang pranin turke / katariotet në Gazë ? – ç’qëllim ka dhe çfarë tregon kjo për marrëdhëniet Izrael–Turqi !
Një analiz shumëdimenzonale mbi rolin e Turqisë në Lindje të Afërt( aspekte gjeopolitike, historike dhe sigurie) në raport me Izraelin !
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i bën rezistencë të fortë pranisë së mundshme të Turqisë dhe Katarit në zonën e Gazës — ai e ka përshkruar atë si një “linjë e kuqe” në planin për paqe të pasluftës. Shteti izraelit është i shqetësuar se përfshirja e Turqisë dhe Katarit mund t’u japë atyre ndikim të padëshiruar në pothuajse të gjitha proceset e rindërtimit dhe menaxhimit civil të Gazës.
Në anën tjetër, Uashingtoni po bën përpjekje për të mbështetur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia, Egjipti dhe Katari me Hamas dhe insiston se roli i Turqisë dhe Katarit do të jetë vetëm humanitar apo civil — pa karakter ushtarak dhe politik. Megjithatë, Tel Avivi nuk është i bindur me këtë justifikim amerikan; nëse Turqia merr pjesë, Izraeli e sheh këtë si kërcënim për sigurinë dhe pavarësinë e vendimmarrjes në Gaza.
Negociatat midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë, me qëllim parandalimin e një krize diplomatike dhe ruajtjen e bashkëpunimit me akteret kyqë në Lindje të Mesme (Burimi: gazeta izraelite “Israel Hayom”).
Arsyet e refuzimit izraelit !
Ka disa “arsyet” kryesore pse Izraeli është kundër pranisë së Turqisë në Rripin e Gazës:
Roli turk dhe pse insiston të jetë e pranishme Turqia në Rripin e Gazës !
Turqia ka arsye të rëndësishme për të qenë e përfshirë:
Siç raportohet, Turqia ka caktuar një zyrtar të lartë të emergjencës për të koordinuar ndihmën humanitare për Gazën.
Marrëdhëniet Izrael–Turqi: Historia dhe gjendja aktuale !
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë kanë pasur shume luhatje dhe janë mjaft komplekse:
Megjithatë, me ngritjen në fuqi të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Justice and Development Party apo turqisht Adalet ve Kalkınma Partisi- AKP ) dhe me politikën më aktive të Turqisë ndaj çështjes palestineze, marrëdhëniet u përkeqësuan.
Rasti më i rėnd i përshkallzimit të raporteve Turqi-Izrael ishte incidenti i flotës humanitare “Mavi Marmara” në vitin 2010, ku humbën jetën disa shtetasë turq.
Kohët e fundit, për shkak të luftës në Gazë dhe akuzave të Turqisë ndaj Izraelit, marrëdhëniet janë në pikën më të tensionuar. Turqia ka ndërmarrë masa si pezullim i tregtisë me Izraelin dhe ndalime ajrore/portuale.
Pra: nuk është çështje vetëm e politikës së jashtme, por edhe e imazhit politik të Turqisë në rikonfigurimin gjeopolitikë dhe gjeostrategjik të Turqisë si akter kredibil në marrdhënjet nderkombëtare qoftë në rrafshin regjional por eshe në atë botëror.
Roli i Shteteve e Bashkuara të Anerikës si akter dominant !
Çfarë do vije tani – skenarët e nundshëm ?
Në këtë fazë mund të ndodhin disa skenarë:
Kërkesa e Izraelit për të parandaluar praninë turke dhe të Katarit në Gazë, shfaqë jo vetëm një çështje teknike ose logistike, por një lloj lufte për influencë dhe legjitimitet në një zonë shumë të ndjeshme për sigurinë dhe gjeopolitikën rajonale dhe botërore. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit kanë arritur në pikun mė të lart të tensioneve verbale por vështirë e besuedhme për një konfrontim ushtarak, ndonëse të dy rivalët e njohin mirë fuqin e njëri-tjetrit. Miq JO por edhe arniqë….?/GAZETAIMPAKT
















