Pse komuniteti musliman hesht per token qe i eshte marre per ndertimin e kulles.

Duhet të vënë publikisht dorën mbi Kuran e të sqarojnë nëse kanë bërë “mëkat” me pronën e Zotit, duke marrë copën jashtë dijenisë së besimtarëve apo ia kanë dhuruar për sevap ndërtuesve “fukarenj” të kullës…

Një ndër pronarët që prek projekti total i kullës është Komuniteti Mysliman, i cili ka 780 m2 te “Disko Albania”, fshehur pas biznesit “Suisse Manegement Sh.p.k” të Hajdin Sejdisë, kundër të cilit komuniteti bëri 20 vite gjyqe dhe me 16 nëntor 2016 fitoi përfundimisht të drejtën e pronësisë.

Kjo sipërfaqe trualli 780 m2 figuron e regjistruar në Kadastër në emër të Komunitetit Mysliman me këto të dhëna: Pasuri nr. 1/16 TR-0-12 Zona Kadastrale nr. 8150, Volumi 22, faqe 100, me adresë “Rruga e “Dibrës”-Tiranë.

Pse “hyjnorët” e Komunitetit Mysliman kanë heshtur

Por, kjo pronë preket nga projekti total i kullës dhe do jetë shesh-pushimi oborr i jashtëm i “Malit të Tiranës” dhe një rrugë hyrë-dalje te kulla.

Mirëpo sipas ligjit, ndërhyrja urbanistike e një prone në tjetrën dhe tjetërsimi fizik për efekt distancash ligjore, bëhet vetëm me Vendim Qeverie e Vendim- Leje zhvillimi të Këshillit Kombëtar të Territorit, gjëra të cilat mund të jenë bërë ilegalisht mes palëve privat-shtet.

Në rastin konkret, Komuniteti Mysliman e ka “kyçur gojën” e po hesht, sikur nuk e ka pronë të tij truallin që zapton  projekti i kullës “Mali i Tiranës”.

Shefat e  “Shtëpisë së zotit” që bëjnë propagandë për të mos nxitur, lejuar e pranuar mëkatet dhe predikojnë “barazi e drejtësi hyjnore”, patjetër që kanë bërë ujdi me ndërtuesit dhe kanë dhënë bekimin e heshtur për kullën.

Logjikisht bëhet pyetja: – A e kanë dhënë truallin pronë të tyre në shërbim të kullës, si bamirësi ndaj Zenit, Gimes Redbulit, Olsit e Ilir Shtufit? Apo e kanë dhënë kundrejt pjesës në sipërfaqe, ose kundrejt vlerës financiare, marrë ilegalisht jashtë kontratës së konvertimit të truallit me sipërfaqe ndërtimi?

Për këtë pazar, “hyjnorët” e Komuniteti Mysliman, duhet të vënë publikisht dorën mbi Kuran e të sqarojnë nëse kanë bërë “mëkat”, duke marrë ndonjë copë jashtë dijenisë së besimtarëve e pronës së Zotit, apo ia kanë dhuruar për sevap ndërtuesve “fukarenj” të kullës.

Sepse nuk besohen, mbasi të njëjtën skemë, drejtuesit e Komunitetit Mysliman kanë bërë edhe me 2200 m2 truall pronë të Komunitetit te lulishtja pranë ish-hotel “Drini”, që e dhanë për ndërtimin e hotel “Plazza”, duke futur në strehën e hotelit një objekt kulti, por nuk u hetua se çfarë pazari konkret bënë ish-shefat e Komunitetit Mysliman me bosët e hotelit./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne