PSE KRERËT SHTETËRORË TË SERBISË NUK MORËN PJESË NË VARRIMIN E KRIMINELIT TË LUFTËS R. MLLADIQ NË BEOGRAD..!?

Rexhep Elezaj

Edhe pse pritej që në ceremoninë e varrimit të sotëm të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Beograd, i cili vdiq para pak ditësh në burgun e Hagës ku po e vuante dënimin me burg të përjetshëm, të merrte pjesë, në mos kreu i shtetit, A. Vuçiq, atëherë kryetarja e Kuvendit, Bërnabiq, kryeministri, ministri i brendshëm, si dhe të përcillej nga garda ushtarake dhe policia e Serbisë, gjë që nga këto pritje nuk ndodhi asnjëra, sepse askush nga krerët shtetërorë të Serbisë nuk mori pjesë në varrimin e kriminelit të luftës, duke mos iu bërë kurrfarë përcjellje shtetërore, pa dyshim, se ky abstenim shtron shumë pyetje.

Ndërsa, në ceremoninë e varrimit mori pjesë ushtria e Republika serpska, ish kryetari i saj krimineli Dodik dhe gjithë krerët e shtetit kriminal i dalë nga marrëveshja e Dejtonit, i cili zyrtarisht është në përbërje të shtetit federal të Bosnjës e Hercegovinës dhe jo në përbërje të Serbisë.

Pra, reduktimi i ceremonisë dhe mos pjesëmarrja e krerëve shtetërorë të Serbisë në këtë ceremoni mortore, sipas mendimit tim ka ndodhur për shkakun:

– sepse reagimet dhe kërcënimet e zyrtarëve më të lartë të BE-së ndaj krerëve shtetërorë të Serbisë, se po qese marrin pjesë në varrimin e kriminelit të luftës, Serbisë do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit në BE, gjë e cila për interesat e Serbisë do të ishte shumë më e dëmshme, se sa mospjesëmarrja në ceremoninë mortore, ku vet pushtetarët serb e dinë shumë mirë se po varrosnin një kriminel lufte, ani pse kurrë zyrtarisht nuk e kanë pranuar një vlerësim të tillë.

Se, a ishte ky veprim-reduktim dhe zmbrapsje politike e krerëve shtetërorë të Serbisë, një shenjë sado-kudo pozitive, kur dihet fakti se shfrenimi dhe tërbimi nacionalist serb nuk njeh kufij, dhe se direkt apo indirekt nën presionin e Brukselit zyrtarë, por edhe për shkak të interesave shtetëror të Serbisë, e të mbështetur me shpinë për muri janë detyruar që heshturi ta pranojnë se bashkëkombësi i tyre, krimineli i luftës R. Mlladiç në emër të kombit serb ka kryer gjenocid në Srebrenicë, dhe se në njëfarë mënyre po e pranojnë edhe fajin kolektiv për krimet që iu kanë shkaktuar popujve fqinjë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, mendoj se politika shoviniste serbe, duke mos guxuar të marrë pjesë në varrimin e kriminelit serb të luftës, në fakt mori një goditje bukur të fort nga BE-ja.

Megjithatë, ditët, muajt dhe vitet në vazhdim do tregojnë më qartë, se cilat ishin shkaqet e vërteta të mospjesëmarrjes së krerëve shtetërorë të Serbisë në këtë ceremoni mortore, ku me vendim të Gjykatës së Hagës u varros krimineli më i madh i luftës, që nga pas lufta e Dytë botërore, R. Mlladiç.

/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne