Pse muxhahedinet* organizuan helmimin masiv te studentëve ne Iran?

Ali Huseini

Që nga fillimi i formimit të kultit muxhahedin te njohur si MEK / PMOI / NCRI një nga mjetet e organizatës për të arritur objektivat e saj ka qenë kryerja e operacioneve psikologjike në projektet e saj. Helmimi fals i nxënësve në Iran në muajt e fundit të vitit 2023 dhe ditët e para të rihapjes së shkollave në vitin 2024, ishte një nga projektet që Organizata e Muxhahedinëve të Popullit kërkoi të nxirrte në pah dhe të krijonte terror ne Iran, por qe në fund dështoi.

Qasja e Muxhahedinëve ndaj lëvizjeve brenda Iranit tregon se ata gjithmonë duan te marrin ne kontroll demonstratat dhe t’i devijojnë drejt objektivave të tyre. MEK-u ne fakt ka perfituar nga krizat aktuale politike dhe financiare të Iranit.

Që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, veprimtaria e muxhahedineve eshte bazuar në rregullin “qëllimi justifikon mjetet”. Per MEK-un jeta dhe prona e njerëzve nuk ka asnjë vlerë për sa kohe qe qellimet satanike te Maryam Rajavit dhe terroristeve te saj realizohen.
Në vitet e para të Revolucionit të Republikës Islamike të Iranit, MEK-u kreu operacione terroriste në rajone të ndryshme kundër zyrtarëve kombëtarë dhe ushtarakë, duke vrarë Presidentin dhe Kryeministrin dhe Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës Supreme, dhe qytetare të moshave të ndryshme fetare dhe grupet etnike iraniane.

Bashkëpunimi me qeverinë irakiane gjatë luftës 8-vjeçare dhe Operacioni Forough Javidan eshte nje shembull qe deshmon përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të arritur pushtetin në Iran me çdo mjet të nevojshëm.

Gjatë demonstratave të fundit në Iran, aktivitetet e MEK-ut nën titullin “vandalizëm i nderuar” ishin ndër veprimet e dukshme të mbështetësve të Organizatës së Muxhahedinëve në gjysmën e dytë të 2023; veprime të tilla si vendosja e ngjitësit në bravat e dyqaneve, shkatërrimi i makinetave bankare, lënia e hapur e valvulave të gazit në shtëpitë e banorëve të Teheranit, hedhja e objekteve të mprehta në rrugë për të shkaktuar probleme transporti, vënia e zjarrit objekteve publike, vandalizimi i fabrikave, inkurajimi i bojkotit të kompanive ose prodhimeve vendase për të ngjallur zemërim dhe urrejtje publike, duke shkaktuar sabotazh tek prodhuesit, duke nxitur apo detyruar njerëzit të dalin në grevë dhe të mos jenë në punë ishin disa nga taktikat e perdorura.

Pasi MEK-u deshtoi qe te shkaktoj trazira te rendesishme ne vend, plani B i Maryam Rajavit dhe muxhahedineve ishte helmimi i studentëve Iranian. Duke helmuar popullin ne mase, muxhahedinet synonin te nxisin histeri dhe urrejtje e protesta qytetare kunder pushtetin ne vend.

Në mbështetje të helmimeve massive qe muxhahedinet ben ne vend per te cilat akuzonin qeverine iraniane u rreshtuan qindra media në gjuhën persiane të lidhura me vendet arabe dhe perëndimore, mijera përdorues të mediave virtuale, te cilet nisen nje fushate propagandistike kunder qeverise ne Iran per te krijuar bindjes se helmimet ishin bere nga qeveria e cila urrente grate dhe vajzat e Iranit. Ne sulmet online, muxhahedinet dhe ushtria e tyre thonin qe “qeveria po kryen helmimet” dhe qeveria akuzohej per “sulme kimike” si hakmarrje e Republikës Islamike ndaj grave iraniane për shkak të rolit të tyre në lëvizjen “gratë, jetë dhe liri”.

Thirrja e Organizatës së Muxhahedinëve ndaj studentëve që të qëndrojnë larg shkollave tregon se kjo organizatë po ndjek të njëjtën politikë të nxitjes se luftës ne vend. Nuk duhet harruar se gjatë projektit të helmimit të studentëve, ne Iran u arrestuan gati njëqind anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve ose mbështetës të tyre.

Këto arrestime nënvizojnë faktin se Organizata e Muxhahedinëve u përpoq të krijonte terror në popull për të arritur qëllimet e saj. Muxhahedinet kane perdorur metoda te terrorit psikologjik qe prej vitet te para të revolucionit ne Iran.

—–

* Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI), te njohur si MKO apo MEK (Organizata Mojahedin-e Khalq), jane një organizatë paraushtarake e themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së regjimit te Mohammad Reza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, kjo organizatë, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MEK-u nisi revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Duke kryer disa operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, organizata arriti te vrase me shumë se 17,000 iranianëve. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK-ut ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që shkaktoi martirizimin e presidentit, kryeministrit, kreut të Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarë kryesorë. Pas arratisjes nga Irani, organizata u zhvendos në Irak dhe Sadam Huseini, diktatori i Irakut, e mirëpriti në Iraku, nga ku muxhahedinet rrembyen armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione masive kundër Republikës Islamike të Iranit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne