Bie interesi i qytetarëve për pension të parakohshëm

Interesi i qytetarëve për të dalë në pension të parakohshëm, sipas ekspertit të Sigurimeve Shoqërore Kujtim Hoxha ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Hoxha ndan edhe arsyet për këtë, duke venë theksin tek kushtet që kërkohen dhe mënyra sesi funksionon kjo skemë e cila çon në reduktim të masës së përfitimit deri në 21.6 për qind për tre vite.

Ligji përcakton që “personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit që aktualisht është 38 vite e 4 muaj;
nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension, theksohet më tej në ligj, llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, është 0,6 për qind në muaj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne