Myslim Murrizi
Kurrë SPAK-u nuk ka guxuar, nuk guxon dhe nuk ka këllqe t’ia zërë në gojë njëherë të vetme emrin.
SPAK ka 6 vjet që i rrotullohet qeverisë si pordha nëpër brekë dhe kurrë nuk ka guxuar t’i përmendë emrin kreut të qeverisë.
Në 3 vitet e para 2019-2022 SPAK i drejtuar nga enverist Kraja ish-hetues i komunizmit me shkollë partie dhe ish-kandidati për deputet i 31 marsit 1991 nga rinia komuniste në aspektin hetimor u mor vetëm me autokombanjer Bektashin, arrestoi me letra 9 herë Fatos Tushën, Shukriun pse ju grisë brekët dhe Prof. Edvin Priftin, ndërsa në aspektin tekniko-ndërtimor bëri një tender në janar 2020 rreth 8 milionë euro për të rikonstruktuar godinën që nuk kishte as 3 vjet që ishte ndërtuar nga BE.
Në 3 vitet e Dumanit nga 2022-2025 SPAK godet ata që bezdisin Ramën në Qeveri dhe për statistikë ka bërë 7 urdhra arresti për Lefter Kokën, 5 për Alqi Bllakon, 3 për Vangjush Dakon, 2 për Ilir Beqajn dhe pritet që t’i rrasin dhe një arrest për inceneratorin e Tiranës përsëri Erion Veliajt që është në burg për të brendshme.
Për BANKERSIN ta shohim se kujt do ja faturojnë vjedhjen e mbi 10 miliardë eurove meqë pak ditë ka që e ka marrë si dosje.
Për çdo aferë tjetër korruptive, falje të pronës së shqiptarëve investitorëve strategjikë, koncesionet plot vjedhje, tunelet me vlerë marramendëse, anijet rrangallë të Bangladeshit të Yri Kimetës, falja e portit të Durrësit, tentativa për të falë Sazanin, aeroporti i Vlorës, gjoba 100 milionë euro e falur e Bankersit, fondet 230 milionë euro të Krifcës, 1,5 miliardë euro të rindërtimit nga tërmeti, mbi 300 tenderë me vlerë mbi 2 miliardë euro të pandemisë, mbi 1 miliardë euro fonde peshqesh të AKSH-it që ua jep miqve dhe familjarëve, parku voltarik i Porto Romanos, parku fotovoltaik në Remas-Libofshë dhe çdo rrugë e ndërtuar me vlerë sa 2 apo 3 fishi i çmimeve që ndërtohen rrugët në çdo vend të BE-së ka vetëm një emër:
Ai është Edi Rama kryeministri i Shqipërisë prej vitit 2013.
Kurrë SPAK-u nuk ka guxuar, nuk guxon dhe nuk ka këllqe t’ia zërë në gojë njëherë të vetme emrin.
Për të tjerët bëjnë si “cuba”, ndërsa atij bobobo mazalla se ju shkon ndërmend, madje edhe kur rastësisht ju shkon nëpër mend ose e shohin në ëndërr ngrihen menjëherë në këmbë dhe e nderojnë.
Hajt silluni edhe 3 vite që ju kanë ngelur lart e poshtë si lavjerrës apo si pordha nëpër brekë e ikni qërohuni nga drejtësia “magjike”, se për 9 vjet bëtë një vrimë në ujë.
Për ju spurdhjakë prokurorë të SPAK-ut vetëm Rama nuk ekziston si subjekt se është Kryeministër, por edhe po të ishte dikush tjetër të njëjtin qëndrim do të mbanit sepse ju jeni të tredhur nga pushteti dhe i lëpini siç keni lëpirë gjatë gjithë karrierës tuaj këdo që ka qenë në pushtet.
Pastaj kur i shihni që nuk kanë më pushtet i arrestoni për shou me video duke treguar se jeni “cuba”, por në fakt jo pak nga ju janë kokrra hajdutësh./pamfleti


















