Pseudo prifti me emrin e vërtetë Niko Bllazhde, i vetëshpallur prift me emrin Nikolla Xhufka i cili ka marrë peng edhe Kishën Ortodokse në Kalanë e Elbasanit është kapur me një mashkull. Rasti është bërë publik në një emision investigativ, ku tregohet një takim intim mes Nikollë Xhufkës dhe një personi tjetër, mashkull.
Në emision janë publikuar mesazhet ku Nikollë Xhufka i vetëshpallur prift flet me një mashkull dhe i kërkon takim dhe raport intim dhe më pas ndodh takimi mes tyre ku dhe tregohet qartë se cili është orientimi seksual i të vetëshpallurit prift. Rasti është tejet skandaloz, pasi ky person Nikollë Xhufka i cili nuk njihet si prift nga institucionet fetare kryen takime të tilla duke mbajtur veshur simbole që nuk i takojnë të mbajë.
Nikollë Bllazhde ose Nikoll Xhufka nuk njihet për asgjë tjetër përveçse deklaratave të tij skandaloze në lidhje me institucionet fetare duke dhënë opinione të gabuara dhe të rreme për opinionin publik. Një ‘chat’ mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik.
At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.
Sipas Syri TV, në rastin e At Nikolla Xhufkës, prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, por që ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët. Por ndonjëherë heronjtë kanë edhe anën e tyre të fshehtë, madje në rastin tonë, disi të ekzagjeruar, me biseda ku shprehen hapur dëshirat homoseksuale. Ky është skandalozi Nikollë Xhufka, i vetëshpalluri prift.