Publicisti Gjergji Thanasi bën thirrje për rrëzimin e bustit të Bill Clintonit në Prishtinë dhe zëvendësimin e tij me atë të Monica Lewinskyt

Publicisti Gjergji Thanasi ka reaguar publikisht me një propozim të fortë lidhur me shtatoren e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Thanasi u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që, sipas tij, pa bujë dhe pa zhurmë, të hiqet shtatorja e Clintonit dhe të zëvendësohet me një tjetër.

Ai e lidh këtë kërkesë me zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe me përmendjen e emrit të Clintonit në dosjen Epstein, duke renditur disa arsye pse, sipas tij, kjo shtatore nuk duhet të qëndrojë më. Mes të tjerash, Thanasi propozon që në vend të saj të vendoset një shtatore e Monica Lewinskyt, duke e cilësuar këtë si “vendosje drejtësie” dhe “gjest simbolik”.
Postimi i plotë i Thanasit:

Te dashur vellezer kosovare publikisht po ju bej nje propozim tip polivalent:
Pa buje e pa zulme hiqeni kete shtatoren e ish Presidemtit Klinton, ashtu sic i hoqi skilja Ramiz Alia bustet dhe shtatoret e Stalinit ne mbare Shqiperine ne 20 dhjetor 1990.
Ia vlen te hiqet shtatorja e Klintonit mbas dosjes se llahtarshme Epstein se:
1) Eshte bere trend euroatlantik tu hiqen horrave privilegjet dhe te zbatohet ndaj tyre taktika “name and shame”. Kujtoj ketu si e zboi nga familja mbreterore mbreti Carlis III fiks Princin Endrju per qelbesirlleqet e Princit ne Ishullin Epstein.
2) Duke e zevendesuar shtatoren e ish presidentit me nje shtatore te zonjushes Lewinski, behet drejtesi dhe i jepet haka zonjushes ne fjale per rolin e saj vendimtar ne bombardimin e Serbise dhe clirimin e Republikes se Kosoves nga pushtimi serb.
3) I behet nje favor personal Presidentit Trump, i cili ciftin e Klintoneve e urren thuajse po aq sa Djallin Sorros. Presidenti Trump e ka treguar, qe nuk i fal armiqte e vet, vecanerisht tradhtaret dhe ata, qe guxojne ta tallin…
4) Nje shtatore e zonjushes Lewinski ne Prishtine do jete edhe homzh i sinqerte ndaj aftesive te shkelqyera dhe profesionalizmit te pashoq te Mossad-it!

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne