Publikohen dokumente të reja rreth luftës së arabëve dhe Izraelit

Regjimi sionist ka publikuar me mijëra dokumente sekrete në lidhje me luftën e qershorit të vitit 1967 të zhvilluar mes Izraelit dhe arabëve, si dhe dokumente të bisedimeve të këtij regjimi në lidhje me të ardhmen e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Kanali televiziv Al Alam të premten njoftoi se Jakov Lazovik, përgjegjësi i arkivit kryesor të regjimit sionist, ka deklaruar se për herë të parë pas 50 viteve tani mund të ndiqen veprimet e Izraelit në luftën 6 ditore me arabët në qershor të vitit 1967, si dhe të njihen qëndrimet e para të ministrave izraelit në lidhje me të ardhmen e territoreve të okupuar. Sipas dokumenteve të publikuara, më 15 qershor të vitit 1967, do të thotë pesë ditë pas përfundimit të luftës së arabëve dhe Izraelit, kabineti qeveritar i regjimit sionist ka zhvilluar një mbledhje ku janë diskutuar opsionet e ndryshme në lidhje me territoret e okupuar”. Në atë mbledhje Eba Iban, ministri i jashtëm i regjimit sionist, kishte paralajmëruar për rreziqet e okupimit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe Rripit të Gazës dhe kishte deklaruar: “Në rajon ekzistojnë dy popuj që njëri përbëhet nga sionistët të cilët gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare dhe tjetri përbëhet nga palestinezët të cilët janë privuar nga të gjitha të drejtat qytetare”. Në këtë mbledhje, detajet e së cilës janë publikuar nga mediat sioniste, është paraqitur ideja për dëbimin e palestinezëve në vendet e tjera si në Irak dhe Brazil. Regjimi sionist pas luftës me Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë në qershor të vitit 1867, okupoi Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, Rripin e Gazës, Kodsin Lindor, lartësitë e Golanit të Sirisë dhe Gadishullin Sinai të Egjiptit. Pas 50 viteve, regjimi sionist po mbanë të okupuar Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe Rripin e Gazës e ka vendosur nën bllokadën e hekurt tokësore, detare dhe ajrore. Regjimi sionist me një veprim që nuk është njohur zyrtarisht nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka aneksuar në territorin e tij pjesën lindore të Kosdit dhe lartësitë e Golanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne