Publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit

Janë publikuar pamjet ku nga vendi ku u gjet i vrarë Erlad Nevruzi, i cili u vra nga Gerald Shehu dy ditë më parë.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur afër një guroreje pa shkuar në Vuno. Dy punonjës të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nevruzit pak pas mesnatës së të mërkurës, (Ora 00:30 të 6 qershorit 2024)Trupi i viktimës raportohet se është gjetur paraditen e sotme (7 Qershor) në një gurore në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno”, raportuan uniformat blu.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit të rëndë, Gerald Shehu, njëkohësisht dhëndri i pronares së hotelit, u ndalua ditën e krimit në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratisur nga vendi.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit

Ndërsa janë vendosur në pranga edhe dy kolegë të recepsionistit, Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin për të fshehur kufomën.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Erlad Nevruzit

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit  E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne