Punonjësi i Doganës dhunoi për vdekje 55 vjeçarin, Rei Meta është dali i anëtares së KLP!

Rei Meta, personi që dhunoi për vdekje Armando Meshau në Vlorë, rezulton se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

33-vjeçari që i mori jetë 55- vjeçarit Mesashu për konfliktin për një pronë aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të hëne pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur pas një konflikti me Armando Meshaun në një qendër interneti, e ka goditur këtë të fundit me grushte, e si pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.

Rei Meta u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas ngjarjes do të përballet me drejtësinë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne