Putin kërkon angazhim me Korenë e Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për angazhim me Korenë e Veriut, duke përsëritur se sanksionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Penianit nuk do të zgjidhin tensionet e intensifikuara me vendin komunist.

“Pa mjete politike dhe diplomatike, është e pamundur të përparosh në situatën aktuale, për të qenë më të saktë, është fare e pamundur “, tha Putin të mërkurën në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij koreano-jugor, Moon Jae-in, në Rusi. “Sot, si kurrë më parë, të gjithë duhet të tregojnë qetësi dhe të shmangin hapat që çojnë në një përshkallëzim të tensioneve”, tha presidenti rus. “Nuk ia vlen të nxitësh tensione dhe të shtysh Korenë e Veriut në një qoshe”. Duke folur në Kinë të martën, Putin kishte kritikuar testin e fundit bërthamor të Penianit si një veprim provokativ, ndërsa paralajmëroi për një katastrofë globale nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike lidhur me çështjen. Ai gjithashtu theksoi se Moska i konsideronte si “të padobishme dhe joefektive” sanksionet e reja ndaj Koresë së Veriut. Presidenti i Koresë së Jugut gjithashtu tha të mërkurën se ai dhe Putin mendonin se zgjidhja e çështjes së Koresë së Veriut ishte një përparësi kryesore për zhvillimin në Azinë Lindore. “Është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër zgjidhja e çështjes së aktiviteteve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, të cilat janë sfidat më urgjente dhe më të rënda me të cilat përballet ky rajon” tha Moon. Koreja e Veriut ka zgjeruar programet e saj raketore dhe bërthamore, duke përhapur zemërim dhe shqetësim në mbarë botën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne