Putin përshëndeti inciativat për gjetjen e zgjidhjes krizës në Gadishullin Korean

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përshëndeti iniciativat për gjetjen e zgjidhjes së krizës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut me anë të dialogut.

Putin priti në takim Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ndodhet për një vizitë në Moskë.

Gjatë takimit të dy liderët biseduan edhe në lidhje me çështjen e Koresë së Veriut.

Putin shprehu kënaqësinë nga iniciativa për gjetjen e zgjidhjes problemit mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut me anë të dialogut.

Kreu i shtetit rus rikujtoi takimin mes Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un të mbajtur më 12 qershor në Singapor.

“Ne përshëndesim qëndrimin për gjetjen e zgjidhjes gjithëpërfshirëse krizës mes Phenianit dhe Washingtonit. Shpresojmë që kjo do të ulë në masë të madhe tensionimin në gadishullin korean dhe të formojë kushtet e nevojshme për formimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurisë për të gjitha rajonet”, deklaroi Putin.

Edhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se me Putin kanë realizuar një takim të dobishëm në lidhje me interesat e përbashkëta të dyja vendeve, ku kanë diskutuar edhe në lidhje me situatën në gadishullin korean.

“Ne kemi objektiv të përbashkët me Putinin për denukleizimin e Koresë së Veriut dhe për vendosjen e një paqe të qëndrueshme në gadishullin korean. Jemi duke zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë në këtë aspekt”, bëri të ditur Jae-in.

Ndërkaq në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit u tha se “Të dyja palët mirëpritën rezultatet pozitive të dala nga takimi mes liderit të Koresë së Veriut dhe Presidentit të ShBA-së të mbajtur në Singapor, ndërsa shpresohet se marrëveshjet e arritura në këtë kontekst do të sigurojnë një paqe të qëndrueshme në gadishullin korean”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne