Putin: Situata në Gaza tashmë e ka kaluar kufirin kritik

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se do të ndihmojnë qytetarët e tyre që kanë mbetur të bllokuar në Gaza dhe se situata në Gaza “tashmë e ka kaluar kufirin kritik”. Në një mbledhje virtuale me anëtarët e qeverisë në kryeqytetin Moskë, Putin foli lidhur me çështjet në rendin e ditës. Lidhur me situatën në Rripin e Gazës, ai theksoi se “situata atje prej kohësh e ka kaluar kufirin kritik”.

Pasi njoftoi se kanë marrë mbi 900 aplikime për evakuim, Putin tha se 639 prej tyre janë shtetas rus dhe 271 janë të afërm të këtyre shtetasve. Ai theksoi se i kushtojnë rëndësi evakuimit të qytetarëve të tyre. “Kjo është një detyrë shumë e rëndësishme humanitare, fisnike. Duhet të ndihmojmë njerëzit që janë viktima të ngjarjeve të përjetuara. E shohim se çfarë ndodh atje. Për këtë arsye është detyra jonë e shenjtë të ndihmojmë kryesisht qytetarët tanë”, tha Putin.

“Në Taxhikistan kemi dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore S-300”

Putin njoftoi se dje në Moskë u takua me presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon, me të cilin diskutuan çështjen për garantimin e sigurisë. Ndër të tjera, presidenti Putin theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore me vendet e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

“Në Taxhikistan kemi dërguar dy grupe të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300. Gjithsej janë tetë sisteme lëshimi”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne