Putin: Veprimet e Izraelit në Gaza, “shkatërrim total i popullsisë civile”

Presidenti rus Vladimir Putin i quajti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës “shkatërrim total i popullsisë civile”.

Putin tha në një takim me përfaqësuesit e menaxhmentit të agjencive globale të lajmeve në Shën Petersburg se ajo që po ndodh në enklavë “nuk duket si një luftë”, por “i ngjan një shkatërrimi total të popullsisë civile”.

Ai përsëriti qëndrimin e Rusisë për krijimin e dy shteteve, Palestinës dhe Izraelit, duke vënë në dukje se Moska e ka njohur shtetin palestinez gjatë epokës sovjetike.

Udhëheqësi rus vlerësoi gjithashtu veprimet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se kontributi i tij në lehtësimin e vuajtjeve të palestinezëve është “i dukshëm”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne