QEVERIA ANTIKOMBËTARE NOTERIZOI GRABITJEN E “BESËS SHQIPTARE” NGA SHTETI IZRAELIT SI EMËRTIM TË MUZEUT HEBRAIK NË TIRANË

“Udha e shkronjave” i shkroi Kryeministrit të Izraelit më 2 mars 2023

gjashtë muaj para sulmeve të Hamasit të mos shpërdoronte “BESËN SHQIPTARE”

Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, 8 qershor 2026

Letra për kryeministrin e Izraelit Beniamin Netanjahu, u shkruajt nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës “Udha e shkronjave” dhe autor i librit “BESA, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë” (2009) në datën 2 mars 2023, pra 6 muaj para sulmeve të Hamasit. Letra njëkohësisht iu dërgua edhe Universitetit të Tel-Avivit dhe Institutit “Yad Vashem” qendër botërore e kujtesës së Holokaustit, Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe figurave të njohura hebreje.
Nuk kemi patur përgjigje për 3 vjet deri më sot, qoftë edhe një pranim mirësjelljeje për mundimin që si shkollë, e drejtues shqiptarë u kishim shkruar letër për këtë çështje, megjithëse e bënim të qartë se nuk po ishim kundër Muzeut Hebraik, por kundër grabitjes së emrit “BESA” si emërtim të Muzeut Hebraik në Tiranë.
Kjo shpërfillje ishte shenjë e qartë e arrogancës dhe e grabitjes, dhe e mosmirënjohjes ndaj shqiptarëve. Duhet të kujtojmë, vlen ta shmangim modestinë, për forcë argumenti, se “Udha e shkronjave” është shkolla shqiptare më përfaqësuese e shpirtit shqiptar në 30-vjet punë dhe vetë letra këtë tregon, ndaj na lejohet të themi se shpërfillja e Ambasadës së Izraelit është qartësisht shpërfillje ndaj shqiptarëve, shkollës shqipe, dhe kulturës shqiptare. Përveç letrës kryesore drejtuar kryeministrit të Izraelit, u kemi shkruar edhe më vonë disa artikuj këmbëngulës mbi të njëjtën temë dhe përsëri nuk janë përgjigjur.

Letrat tona ndaj Qeverisë së Izraelit e vinin theksin në këto argumente:
1. “BESA” është fjala kyçe më e rëndësishme e Kulturës Shqiptare dhe si e tillë ajo nuk u lejohet as shqiptarëve ta shpërdorojnë, jo më ta marrë propaganda e Izraelit si emërtim të Muzeut Hebraik në Tiranë.
2. U sollën shembuj se si Izraeli ia kishte vënë syrin për mbi 30 vjet përvetësimit të fjalës “BESA”, ndaj pati shumë botime e propagandë izraelite mbi këtë fjalë kyçe, për të cilën bëheshin “lajka”.
3. Me këtë koncept, tashmë propaganda lavdëruese për “besën” plotëson kriteret e “lajkës” e të lajkatarit sipas atij kuptimi që Sami Frashëri i jep dëmit të lajkatarit kur thotë:
“Lajkatari është fajdexhiu më i keq; porsa shikon se atë që e ka përballë e mashtroi, nuk ngopet por synon që t’ia rrjepë edhe lëkurën të gjorit.”
(Sami Frashëri)
4. “BESA” do të dëmtohet nga propaganda që Izraeli do të bëjë për Muzeun Hebraik duke e paraqitur Besën Shqiptare si “besëlidhje shqiptaro-izraelite”. Kjo do të deformojë plotësisht kulturën shqiptare dhe sistemin arsimor, do të forcojë Izraelin, do të dobësojë Shqipërinë.
5. “Besa” është fjala më e investuar e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ka një lidhje të fuqishme ndërmjet dëmtimit të Naim Frashërit, të rilindasve, të Rilindjes Kombëtare me shitjen për skrap tek propaganda e Izraelit të fjalës kyçe BESA.
6. I kujtuam palës izraelite se kjo mënyrë reagimi ndaj kulturës shqiptare përbënte një mosmirënjohje për atë se çfarë ata vetë thonë se kanë bërë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për hebrenjtë.
7. U kujtuam që me “BESËN” ne do të ndërtojmë sintezën e besimeve fetare dhe nuk mundet Izraeli të çorientojë propagandën shqiptare për BESËN me propagandën për muzeun hebraik që do të sillte një keqkuptim në nivel global për shqiptarët, keqkuptim që duket qartë se shqiptarët po e vujnë edhe sot, sepse u kanë pëlqyer “lajkat” e Izraelit.
8. E kujtuam që me “Besën” shqiptarët kanë ndihmuar edhe popuj të tjerë, por asnjë shtet tjetër nuk ka arritur që të grabisë “BESËN” siç po bën Izraeli për të nxitur propagandën e një “besëlidhje shqiptaro-izraelite”.
9. Kemi cituar Naimin, Samiun, Vasën, Fishtën etj. tek shkruajnë për “Besën”, për të argumentuar se sa i madh është investimi kulturor i vetë shqiptarëve për këtë fjalë dhe të mos kujtonte Izraeli se na hapi sytë duke na treguar “besën”.
10. Argumentojmë se shqiptarët do të ndihen të tallur nga izraelitët dhe Bota do ta marrë vesh këtë sjellje të Izraelit ndaj shqiptarëve.
11. Artikujt e botuar në faqen “Udha e shkronjave” për këtë temë:
2 mars 2023 – Kryeministrit Beniamin Netanjahu për BESËN.
10 tetor 2023 – Kujt t’ia japim BESËN Izraelit apo Palestinës?
(që kishte lidhje me letrën që i kishim nisur 6 muaj para sulmeve të Hamasit pikërisht për krizën e propagandës së “besës”)
12 shtator 2024 – Artikull: Lajkatari i Izraelit (për të njëjtën çështje, pra për BESËN) në ditën e vizitës së Presidentit të Izraelit në Tiranë
28 janar 2026 – “Letër Ambasadores së Izraelit në Tiranë” – Me rastin e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Izrael, përsëri për t’i kujtuar grabitjen e BESËS, duke detyruar Qeverinë Shqiptare ta shesë!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne