PROTESTAT NË SHQIPËRI MUND TË ZGJOJNË BOTËN ARABE

SHQIPËRIA ÇELËSI I BOTËS ISLAME
“Albania: The key of the Moslem World”. C. T. Erickson

Behar Kaceli

Në fillim të shekullit XX, misionari amerikan C. Telford Erickson e shihte Shqipërinë si një pikë kyçe për ndryshime të mëdha fetare dhe gjeopolitike.

Ai e përshkruante popullin shqiptar si të fortë, të kalitur nga vështirësitë, të gatshëm për sakrificë, një popull që, sipas tij, mund të luante rol vendimtar në transformime të mëdha shpirtërore.

C. Telford Erickasin deklaronte në fillim të shek. XX se mund ta ungjillëzojë Shqipërinë brenda njëzet e pesë viteve të ardhshme.

Për mjetet njerëzore, besoj se 100 mijë$ për pajisje dhe 50 mijë $ në vit për shpenzimet e vazhdueshme do të siguronin mekanizmin e nevojshëm për këtë detyrë.

Çfarë efekti do të kishte kjo në botën myslimane?
Si do të shërbente si çelës?

Së pari, ajo hap një çarje në murin e muhamedanizmit aq të gjerë sa një komb i tërë, do thoshte ai. Ka ndoshta një milion e gjysmë shqiptarë myslimanë. Këta njerëz e njohin fenë, pjesërisht edhe gjuhën, dobësinë dhe forca e fesë. Pastaj ata janë një popull dominues, me karakter të fortë. Më thuhet se në të gjithë Perandorinë Osmane, aty ku njerëzit po arrijnë suksese si guvernatorë, gjykatës, administratorë civilë, në shumicën e rasteve ata janë shqiptarë.

Shqiptarët janë një popull i mësuar me vështirësi, i rritur në varfëri, rrezik dhe vdekje—këto kanë qenë shoqëruesit e tyre të përditshëm. Ata nuk i tremben asnjë armiku, dhe nuk janë prishur nga “jeta e rehatshme dhe e butë”. Ata kanë guximin të shkojnë kudo që i thërret detyra.
Ashtu si bijtë e Izraelit u stërvitën dhe u disiplinuan në Egjipt dhe në shkretëtirë për t’u bërë mësues moralë dhe udhërrëfyes të epokave, po ashtu Zoti e ka mbajtur këtë popull nën të njëjtën disiplinë të rreptë, dhe, sipas bindjes sime, për të njëjtin qëllim hyjnor: për të udhëhequr një pushtim kundër fortesës së fundit të pathyeshme që i kundërvihet sundimit botëror të Zotit tonë.
Sapo kjo racë të ngarkohet me shpirtin e Jezu Krishtit, i cili “nuk e deshi jetën e vet deri në vdekje”, atëherë do të formohet një mjet kundër të cilit asnjë fortesë nuk do të mund të qëndrojë. Për ta sjellë këtë popull te Krishti, kombet tek të cilat ata kanë bërë thirrje me kaq ngulm, Britania e Madhe dhe Amerika, mbajnë përgjegjësi përpara Zotit.

https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1111/j.1478-1913.1914.tb01366.x

Mbi të njëjtën ide, Kristo Dako do të ndërtonte më 1919 veprën e tij “Albania: The Master Key to the Near East”.

Por ndryshe nga qasja fetare e , Dako e shndërroi këtë koncept në një argument politik dhe diplomatik, duke e paraqitur Shqipërinë si një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit.

#Histori #Shqipëria #botaislame #Ballkani

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne