Qeveria e çoroditur e Edi Ramës: Anila Denaj la detyrën më 15 shtator dhe në nëntor vazhdon e firmos urdhëra si Ministre e Bujqësisë

Nëse Zegjinea thotë broçkulla në parlament e rrjete sociale, në kabinetin e qeverisë së Bablokut ndodhin çudira të tilla që brenda një ministrie janë dy ministra: njëri në detyrë i emëruar me dekret, dhe i shkarkuari që vazhdon firmosë shkresat si ministër.
Në Fletoren Zyrtare të datës 12 nëntor 2025 është publikuar Urdhri Nr. 1120, datë 3 nëntor 2025, për menaxhimin e peshkimit në Zonën e Kufizuar të Peshkimit në Kanalin e Otrantos, i firmosur nga Anila Denaj me emërtimin Ministre e Bujqësisë.

Në fakt, Anila Denaj është larguar nga detyra si Ministre e Bujqësisë qysh më 15 shtator 2025, dhe prej 2 muajsh Ministër i Bujqësisë është emëruar, dekretuar dhe prezantuar Andis Salla.
Por sipas Zyrës së Protokollit të Ministrisë së Bujqësisë, që përgatit dhe çon aktet zyrtare për miratim në Këshillin e Ministrave dhe për publikim në Fletoren Zyrtare, Ministre Bujqësie vazhdon të jetë Anila Denaj e jo Andis Salla./Pamfleti

Qeveria e çoroditur e Edi Ramës: Anila Denaj la detyrën më

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne