Qeveria Shqiptare shtyp muslimanët, policia ndalon protestën pro palestinës: parandalojmë krimin

Qeveria islamofobe e Shqipërisë ka vendosur të shtypë muslimanët dhe të drejtat e tyre Kushtetueses.

Në mënyrë të jashtëligjshme Policia e shtetit ka anulluar për herë të tretë, kërkesën e 5 Shoqatave për të mbajtur një protestë këtë të dielë në orën 12:30 në Tiranë, pro palestinës.

Qeveria e blerë nga Izraeli u mohon të drejtën për të protestuar kundër genocidit në Gaza dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve nga pushtuesi izraelit.

Përpos shtypjes së të drejtave, qeveria i quan mualimanët përhapës të krimit, pasi refuzimin e lejimit të protestës e argumenton për “parandalim e krimit”, ndonse ato të mëparshmet kanë qenë paqësore.

Në mënyrë të pakuptimtë, policia thotë se nuk ka mundësi të marrë masa për mbarëvajtjen e protestës pasi është e angazhuar në festa dhe ndeshje futbolli.

Njoftimi i Anulimimit të Protestës

Njoftim mbi ndalimin e protestës të ditës së Dielës, së datës 17 Dhjetor
Policia e shtetit për herë të tretë me radhe ndalon organizmin e protestës për Palestinën. Me anë të një shkrese Policia njoftoi organizatorët se ndalon organizimin e kësaj proteste me arsyetimin se është e angazhuar me :
– sigurinë e festave e fundvitit
– sigurinë e ndeshjes së futbollit Tirana-Vllaznia
– dhe parandalimin e krimit
Me vazhdimësine e ketyre ndalimeve dhe me arsyetimin e dhënë nuk ka më asnjë dyshim se Policia është e orientuar nga një urdhër politik për ndalimin e kësaj proteste.
Duke qenë se kjo proteste organizohet nga një grup shoqatash islame, kjo sjellje e policisë i kthen përgjigje edhe instancave shteterore që pyesin pse neve shpesh akuzojmë shtetin shqiptar për sjellje islamofobe.
Në Shqipëri marshojnë, protestojne dhe demonstrojnë shumë parti, organizata dhe individë, duke filluar nga çështje të rëndësishme deri nga më banalet, megjithatë ato nuk pengohen të protestojne, kurse ne këtë rast, protesta për një kauze kaq të ndjeshme ndërkombëtare ndalohet.
Megjithate muslimanët shqiptarë janë njerëz qe e duan kombin dhe shtetin shqiptar, ligjshmerine dhe janë kundër anarkise. Për këtë arsye megjithë paligjshmerine e këtij vendimi te policisë grupi organizator vendosi të tregohet i durueshëm dhe ta shtyje protestën për të shtunen në datën 23 Dhjetor. Kjo pasi edhe disa drejtues të policisë garantuan organizimin e këtij tubimi.
I njoftojme të gjithë besimtarët se tubimi i datës 23 Dhjetor do të kryhet sipas të gjitha kërkesave të ligjit dhe jo sipas tekave të atyre që japin urdhëra dhe fshihen pas policisë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne