Qindra kolonë zionistë sulmojnë xhaminë Al-Aksa nen mbrojtjen e ushtrise izraelite

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anatolia, kreu i Departamentit të Vakfeve të Kudsit të mërkurën tha se 343 kolonë zionistë sulmuan Xhaminë Al-Aksa nga hyrja e Bab al-Maghreb.
Grupet ekstremiste zioniste bënë thirrje për një sulm në shkallë të gjerë në xhaminë Al-Aksa, me rastin e të ashtuquajturit përvjetor i shkatërrimit të tempullit të Sulejmanit.
Nga ana tjetër, Itamar Ben Guer, ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit zionist me një numër kolonësh, edhe një herë ka sulmuar xhaminë Al-Aksa nga hyrja e Bab al-Qatanin.
Fadi al-Hadmi, ministri i cështjeve të Kudsit i kabinetit të Autoritetit Palestinez, tha: “Grupet e djathta ekstremiste kane shkelur statusin historik dhe legjitim të xhamisë Al-Aksa me përdhosjen e xhamisë Al-Aksa duke kryer ritualet fetare, synojnë të krijojnë një konflikt fetar.
Kolonët zionistë po sulmojnë këtë vend të shenjtë me qëllim ndarjen kohore dhe territoriale të xhamisë Al-Aksa dhe po përpiqen të ndryshojnë statusin e këtij vendi të shenjtë. /parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne