Qytetarët shembin rrethimin e kantierit tek ish-parku i autobusëve

Shoqëria Civile ditën e sotme ka protestuar kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh tek ish-parku i autobusëve.
Protesta është thirrur nga grupimi “ Qytetarët për Parkun” të cilët rreth një vit më parë protestuan kundër ndërtimit të këndit të lojërave tek liqeni artificial.
Qytetarët kanë shembur rrethimin e kantierit dhe forcat e shumta policore nuk kanë ndërhyrë në aksionin e qytetarëve.

Pallatet që do të ndërtohen në këtë zonë janë në pronësi të Mihajl Delijorgjit i cili u bë i njohur për publikun nga tragjedia e Gërdecit në të cilën mbetën të vdekur 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën. Delijorgji u dënua me 10 vite burg.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne