Qytetari nga Kosova bie në lumin Buna, polumbarët nisin kërkimet

Një qytetar nga Kosova besohet se ka rënë në lumin Buna në Shkodër dhe është mbytur. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Kosovës dhe është konfirmuar nga FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Polumbarët e FSK-së në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

“Po vazhdon operacioni i Kërkim Shpetimit në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetejen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne