Raisi: Stuhia Al-Aksa zgjeroi kufijtë e sistemit të rezistencës nga rajoni në të gjithë botën

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e tij me kryeministrin sirian theksoi: Stuhia Al-Aksa zgjeroi kufijtë e sistemit të rezistencës nga rajoni në të gjithë botën.

Sipas IRNA, presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi të shtunën u takua me kryeministrin sirian Hossein Arnous ku i përshkroi marrëdhëniet midis dy vendeve si të rrënjosura dhe strategjike. Në këtë takim, presidenti deklaroi se operacioni “Stuhia Al-Aksa” ka zgjeruar kufijtë e sistemit të rezistencës nga rajoni në mbarë botën. Ne nuk kemi dyshim se ashtu si kombet e Irakut, Sirisë, Jemenit dhe Libanit fituan kundër Amerikës dhe aleatëve të saj, edhe kombi palestinez do të fitojë këtë betejë. Raisi tha se armiqësia e Amerikës dhe regjimit sionist me Sirinë është për shkak të rezistencës së qeverisë dhe popullit të këtij vendi veçanërisht në shkatërrimin e lëvizjes terroriste-takfiriste dhe dështimit të planeve të tyre dhe tha: Sot, rezistenca islame e Palestinës ka sfiduar Shtetet e Bashkuara.

Raisi vuri në dukje se:  Në 60 ditët e fundit, përveç vrasjes së grave dhe fëmijëve të pafajshëm, sionistët nuk kanë arritur asnjë nga qëllimet e tyre dhe nëse nuk do të ishte ndihma e inteligjencës, ushtarake, e sigurisë, financiare dhe mediatike e amerikanëve, regjimi sionist deri tani do të ishte shembur. Në këtë takim, kryeministri i Sirisë vizitën e fundit të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Damask e cilësoi si një pikë kthese në marrëdhëniet historike dhe strategjike të të dy vendeve. Ai nënshkrimin e disa marrëveshjeve gjatë kësaj vizite, sidomos ato në sektorin financiar, bankar, energjetik, turizëm dhe tregti, i cilësoi si një shenjë e gatishmërisë dhe seriozitetit të zyrtarëve të lartë të Teheranit dhe Damaskut për zgjerimin sa më shumë të ndërveprimeve dhe bashkëpunimit dypalësh./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne