I shpërtheu bombola e gazit, plagoset i moshuari në Shkodër

Një 71-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi i ka shpërthyer një bombol gazi. Ngjarja ndodhi në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.Q., i cili ka marrë dëmtime.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve të gazit, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.”, sqaron policia./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne